Largimi nga Kukësi, Hallaçi i falenderon të gjithë: I uroj suksese skuadrës

Paraditen e sotme klubi i Kukësit zyrtarizoi shkarkimin e Rrahman Hallaçit nga pankina. Trajneri i njohur, Hallaçi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

“Falënderoj tifozët kuksianë për mbështetjen që kanë treguar ndër vite ndaj meje, “Armatën e Veriut” si tifozeri speciale. Falënderoj dhe një herë tjetër me respekt të veçantë lojtarët e sezonit të kaluar me të cilët së bashku arritëm të realizojmë atë që kishim premtuar, qëndrimin në kategori. I uroj suksese në vazhdimësi të gjithë ekipit, lojtarëve, stafit teknik dhe atij sportiv”, shkruajti Hallaçi.

Menjëherë pas divorcit me Hallaçin, verilindorët ulën në stol Stavri Nicën. Nica do të debutojë  ndaj Dinamos, me 13 shtator!

373468024 1263445177698242 3108947234914714380 N E1693855737840
373468024 1263445177698242 3108947234914714380 N E1693855737840

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×