Jorge Vilda është shkarkuar nga posti i trajnerit të Spanjës pas tetë vitesh në krye të ekipit të femrave, pavarësisht se fitoi Kupën e Botës muajin e kaluar.
42-vjeçari ishte nën presion pasi fillimisht kishte mbështetur Luis Rubiales, presidentin e federatës, i cili u pezullua nga FIFA nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin pasi puthi në buzë lojtaren Jennifer Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Rubiales pretendonte se puthja ishte konsensuale, sakaq Hermoso nuk ndante të njëjtin mendim.
Pasi u kthye në Spanjë pas triumfit në Kupën e Botës, Vilda duartrokiti një fjalim të Rubiales në të cilin presidenti i RFEF tha se nuk do të jepte dorëheqjen dhe gjithashtu i premtoi trajnerit një marrëveshje të re katërvjeçare me vlerë 500,000 euro në vit. Të nesërmen Vilda lëshoi një deklaratë duke thënë se veprimet e Rubiales ishin “të papërshtatshme dhe të papranueshme”, por ishte tepër vonë.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | La RFEF destituye a Jorge Vilda como seleccionador nacional y director deportivo.
El técnico ha sido clave para el notable crecimiento del fútbol femenino y deja a España como campeona del mundo y segunda en el ranking FIFA.
ℹ️ https://t.co/als2TBU5mb pic.twitter.com/u6f3TzAc6B
— RFEF (@rfef) September 5, 2023
()