Më parë lëshonin akuza, sot u ulën përballë, Bardhi për Berishën: Ndasitë mund t’i kemi njësoj, por rëndësi ka kundërshtari i përbashkët

Në deklaratën e dhënë para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës dhe 4 aleatë, Gazment Bardhi u pyet edhe për deklarata që më herët ka bërë për Sali Berishën.

Ndërsa pak kohë më parë, Bardhi dhe Berisha lëshonin akuza ndaj njëri-tjetrit, sot u ulën përballë në një tryezë ku në fokus ishte bashkimi. Sa më sipër, Bardhi tha se çdo deputet është i lirë që ndasitë dhe qëndrimet t’i ketë si i ka pasur më parë, ndërsa shtoi se me rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe lufta ndaj tij.

“Kjo ishte një mbledhje e 39 deputetëve të PD dhe aleancës për ndryshim. Ndasitë apo qëndrimet e ndryshme secili deputet është në liri t’i ketë si i ka pasur. Rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe aty nuk duhet të kemi diferenca. Të përqendrohemi sot te kjo mbledhje”, tha Bardhi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×