“Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin”, TKZ “pushtojnë” Pragën

Prej vitesh, lojtari më i mirë i Shqipërisë kanë qenë pa diskutim tifozët kuqezi. Zhgënjen apo jo ekipi në fushë, në tribuna spektakli ka qenë gjithnjë i garantuar, kurrë në asnjë rast nuk kanë zhgënjyer, kështu pritet të jetë edhe këtë herë, në dy sfidat e shtatorit. Ndaj Polonisë askush nuk kishte dyshime për këtë pasi biletat “avulluan” pak ditë pasi dolën në treg, por Sylvinho dhe të besuarit e tij do të kenë një mbështetje të zjarrtë edhe në Pragë. Afro dy mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium ditën e enjte ndërsa një pjesë e tyre janë nisur në orët e para të së mërkurës:

373338646 681764117320037 4634474814265305309 N
373338646 681764117320037 4634474814265305309 N

“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin”, shkruajnë grupi TKZ në rrjetet e tyre sociale.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×