VIDEO/ Sylvinho ka kujtime të bukura nga Praga, shijoni golin e shënuar nga trajneri i kuqezinjve përballë çekëve

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka kujtime mjaft interesante nga e kaluara e tij si futbollist kur bëhet fjalë për Pragën. Ish-futbollisti brazilian, ka lënë shenjë me një supergol në Ligën e Kampioneve në vitin 2000, kur vishet fanellën e Arsenalit.

Në ndeshjen e “topçinjve” përballë Sparta Pragës në fazën në grupe të turneut, tekniku aktual i kombëtares shqiptare ishte ai i cili shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të skuadrës së tij.

Në minutën e 33-të të takimit ai mori topin nga e majta dhe me një driblim spektakolar kaloi këdo që i dilte para duke mposhtur edhe portierin me një diagonale të shkëlqyer me sferën që u përplas në shtyllë para se të shkonte në rrjetë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook