VIDEO/ Zjarr në një parcelë me ullinj në Fier, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr masiv ka përfshirë disa kodra me ullinj midis Radostinës dhe Shëndëllisë në Fier.

Zjarri është pikasur mesditën e sotme nga banoret e zonës të cilët kane njoftuar shërbimet zjarrfikëse. Fillimisht flakët kanë përfshirë bimësi dhe me pas të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në parcelat me ullinj.

Aktualisht ne vendngjarje ndodhen 4 zjarrfikëse të Fierit, një mjet zjarrfikës i Rroskavecit dhe një i kompanisë ‘Albpetrol’ te cilat i jane bashkuar aksionit për neutralizimin e flakëve. Flaket janë duke iu afruar zonës pyjore ndërkohë qe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×