Kush po i sulmon ‘fanpaget’ e Luiz Ejllit? Fituesi i “BBVA” reagon i revoltuar

Rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjetet sociale pasi më në fund profili i tij në “Instagram” u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq. Këngëtari i njohur ka bërë reagime të shumta në “Instagram”, ku fillimisht u shpreh se nuk e ka problem që nuk e njeh ky rrjet social, pasi e rëndësishme për të është se e njeh publiku.

Madje ditën e sotme Luizi postoi një video në “Instastory” ku zbuloi një ‘telefonatë’ me Mark Zuckerberg. Me humor, ai shprehet se i ka kërkuar falje dhe tani “tick-un” do ia bëjë gold.

Por nuk qenka vetëm fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” që ka probleme me “Instagram”-in. Duket se edhe ‘fanpaget’ e tij po sulmohen. Këtë e ka zbuluar vetë Luizi përmes një postimi në “Instastory” ku shkruan:

“Më vjen keq që fanpaget që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ja dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×