Tekniku i Kukësit i pakënaqur me arbitrimin: Vendime të çuditshme nga gjyqtari, futbolli të jetë i pastër

Tekniku i Kukësit, Stavri Nica nuk mund të ishte i kënaqur pas humbjes 2-1 me Dinamo Cityn. Në intervistën pas ndeshjes, numri një i pankinës së verilindorve u shpreh se ekipi pati mundësinë për të marrë një rezultat pozitiv, por arbitri u tregua protagonist.

“Sigurisht ne bëmë punën tonë javore, me aq sa mund të bësh brenda një jave. Por ajo që më la shije të keqe është episodi i fundit, pasi arbitri dha një korne të paqenë, edhe momenti i golit ishte faull. Mua më duket e çuditshme pasi djemtë dhanë maksimumin. Kjo ishte një zullumahi e krijuar nga arbitrat. Futbolli do të jetë i pastër, të krijohet besueshmëria tek lojtarët, tek ne, por edhe tek tifozët. Asnjë s’ka të drejtë të injorojë futbollin. Të merren masa dhe të jemi më objektivë, ky është thelbi.”

Çfarë ndodhi pas pësimit të golit të parë? -Gjithë problemi i djemve është që të ekuilibrohen. Pjesa e parë kishte të bënte me psikologjinë pasi u futën si inferiorë. Skuadra ka dhe probleme teknike. Lojtarët e kthyen pjesën e dytë, madje mund të shënonim golin e dytë. Megjithatë unë dal tek ideja ime, nuk ka punë që nuk bëhet” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×