“Skema e pensioneve në prag falimentimi”, Vasili: 17 mijë kërkesa për azil në 6 muaj, po zhduken 2 bashki çdo vit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha sot në Kuvend se skema e pensioneve është në rrezik falimentimi për shkak të rënies së numrit të kontribuesve. 

“Këtu u fol për pensionet. është e qartë që skema e pensioneve është në rrezik falimentimi. Kontribuesit po pakësohen, mesatarja e pensionit në qytet është një mesatare në minimumin e varfërisë. Po kështu është edhe në fshat, as 100 dollarë, kur mesatarja e ditës është 6 dollarë në ditë. Varfëria është te pragu i derës. është ajo varfëri që i bën pensionistët ti blejnë ilaçet me tableta dhe jo kurën e plotë”, tha Vasili. 

Sipas tij “Vetëm në 6 muajt e parë 17 mijë shtetas kanë bërë kërkesë për azil. Po na zhduket nga një bashki çdo 6 muaj. Shifrat janë aty, nuk janë shifrat e opozitës. Janë shifra të europës. Kur u liberalizuan vizat ju thoshit që do ikin 1 milionë shqiptarë. Nuk ikën. Kishte program për tu kthyer njerëzit në 2011, sot kemi batërdi ikje. Kur ikën, ikën sepse nuk ke ku të fusësh kokën. Cila është ndihma që u jepet qytetarëve? Rritet çmimi i referencës, rriten çmimet e shtëpive. Duheshin mbi 20 vjet për të pasur një banesë, aq më keq është rritur tani. Sa herë thotë qeveria që do bëjë rritje pagash dhe pensionesh, rriten taksat”. 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×