Zhgënjejnë sërish “Blutë e Londrës”, Chelsea nuk “ndez” as ndaj Bournemouth

Pas asaj humbje me Nottingham, Chelsea nuk ndryshon kah dhe vazhdon me rezultatet negative. Blutë e Londrës barazuan 0-0 ndaj Bournemouth në transfertë, në një sfidë jo dhe aq të këndshme për sytë e publikut.

Levi Colwill ndezi zemrat e tifozëve të Chelsea në minutën e 51-të pasi shënoi gol, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Cole Palmer provoi të bënte heroin në minutën e 86-të, por goditja e tij u prit nga portieri. Me këtë rezultat, skuadra e Pochetinos renditet në vendin e 14-të, një pozicion më mirë se skuadra modeste e Bournemouth. JS

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×