Mbrojtësi i Milanit nuk “harron” derbin: S’duam të tjera zhgënjime, mundim Newcastle nëse bëjmë lojën tonë

Te Milani askush nuk do donte që të niste edicionin e Champions League pas një humbje të tillë si ajo në kampionat me Interin me shifrat 5-1. Morali në ekip nuk është më i miri i mundshëm dhe të vetdijshëm për këtë, skuadra po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Mbrojtësi i kuqezinjve, Fikayo Tomori foli për mediat para takimit të së martës në orën 18.45 ndaj Newcastle në shtëpi.

“Ishte ndjesi e keqe të shikoje derbin nga jashtë. Jemi të zhgënjyer, por nesër kemi një ndeshje tjetër dhe duhet të rikthehemi sa më shpejt, duke filluar me ndeshjen e Champions League”.

Cili është Milani i vërtetë?
“Ne i dimë cilësitë tona, nuk duhej ta humbnim derbin por e humbëm. Tani do të përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona të bëra në ndeshjen e së shtunës dhe të bëjmë më mirë si në ligë ashtu edhe në Champions. Nuk duam më zhgënjime. Ne duam ta fillojmë mirë sezonin tonë në Champions League, i njohim cilësitë e Neëcastle dhe luajmë me cilësi. Ne duam të luajmë më mirë se në ndeshjen e fundit. Nëse luajmë siç dimë, mund të fitojmë” – tha ai. JS

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×