Mbyllen hetimet dhe dërgohen në gjyq disa persona që akuzohen për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë.
Procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkëlzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.
Siç raporton Klodiana Lala për , në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri, por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.
Kujtojmë se lidhur me këtë grup, hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator. Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.
Saktësojmë se për Almir Dacim dhe Shkëlzen Dumanin dyshohet se janë vrarë, por gjykata dhe prokuroria nuk kanë akt-vdekje, e për këtë arsye merren të pandehur.