VIDEO/ Zjarri ra në apartamentin ku jetonte çifti i moshuar, pamjet nga pallati në flakë në Durrës

Pamjet që shihni tregojnë pallatin 10-katësh mbrëmë në Durrës që u përfshi nga flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se vatra e zjarrit kishte rënë në katin e 8, ku jetonin dy të moshuar.

Fatmirësisht pas sinjalizimit të zjarrfikëses dhe të policisë, dy të moshuarit u nxorën në kohë nga banesa, pa lëndime.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, u bë e mundur dhe shuarja e flakëve.

Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kujtojmë se pak ditë më parë një pallat 10-katësh në Tiranë u përfshi nga flakët, ku disa apartamente u shkrumbuan, por nuk pati persona të lënduar.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook