EMRI/ Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, arrestohet autori në Lezhë

Policia e Lezhës kas arrestuar pasditen e sotme shtetasin Alfred Prendi, 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka pasur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×