FOTO/ “Dikton ritmin e lojës”, mediat “përkëdhelin” Ramadanin, është ai lideri i Lecces

Me 11 pikë në 5 javë, Lecce e sheh veten përkohësisht në vendin e dytë, ky duket si një “mirazh” pasi është starti më i mirë në historinë e klubit. Sigurisht, askush nuk mendon të shkojë kaq larg, por ky ekip jep shpresë këtë sezon. Një pikë fikse, titullar i paprekshëm në 5 javë, është dhe Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares. Ramadani ka dhuruar paraqitje fantastike në këtë sezon të tij të parë në Serie A, nëse Lecce është në këto nivele kjo është edhe për meritë të padiskutuar të Ramadanit. Edhe në sfidën e fundit, atë kundër Geona-s, e fituar me rezultatin 1-0, Ramadani ishte një nga lojtarët me të vlerësuar, i dyti më notën më të lartë:

Nota Ramadani
Nota Ramadani

“Ka fizikun dhe personalitetin e duhur për të marrë prej dore frenat e mesfushës. Administron si duhet qarkullimin e topin, dikton ritmin e lojës”, shkruajnë mediat italiane. Jo vetëm te Lecce, Ramadani është kthyer në titullar fiks edhe në skemat e Sylvinho-s.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×