Suksesi i vuajtur ndaj Empolit, Inzaghi: Jam i lumtur, kemi nevojë për të gjithë lojtarët

Interi triumfoi 0-1 në “Castellani” ndaj Empolit. Pas ndeshjes së Serie A, trajneri i zikaltërve, Inzaghi doli në konferencë për shtyp.

“Jam i lumtur me fitoren. Rekordet janë të mira, por jam më i fokusuar në atë që duhet të bëjmë në nivel ekipi. Për atë që bëmë sot, rezultati nuk duhet të ishte vetëm 0-1. Berisha bëri pritje të shkëlqyera, por jam i kënaqur me qasjen që kishim në fushë sepse Empoli me ndryshimin e trajnerit kishte motive të forta”.

“Sulmi- Me të gjitha këto ndeshje ne kemi nevojë për të gjithë. Djemtë duhet të vazhdojnë kështu, duke e ditur se ne duhet të bëjmë rotacion: të luash çdo 48-72 orë me këtë ritëm nuk është e lehtë” – tha ai. JS

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×