VIDEO/ Gafë në prapavijë, Vedat Muriqi ndëshkon Barcelonën pas 8 minutash lojë

Vedat Muriqi fantastik. Sulmuesi i Kosovës ia ka dalë të shënojë gol në ndeshjen shtëpiake ndaj Barcelonës. Pas 8 minutash lojë, një gabim në prapavijë i jep mundësi Mallorcës vendase të kalojë në avantazh dhe nga brenda zonës, Muriqi u tregua i saktë.

29-vjeçari dardan e ka filluar mirë këtë sezon në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca), ku që në takimet e para po tregohet protagonist. Muriqi, në edicionin që kaloi i dha një dorë të madhe skuadrës në arritjen e objektivit mbijetesë. 15 gola dhe 3 asiste nuk janë pak për një ekip jo me pritshmëri të mëdha siç është Mallorca.

Sa i takon paraqitjeve me Kosovën (kualifikuese, shtator), lojtari shënoi 2 herë ndaj Zvicrës, ndërsa ndaj Rumanisë nuk ishte nata e tij, pasi sfida e Bukureshtit përfundoi pas vetëm 45 minutash për të, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×