Zjarri në Pishë Poro të Fierit vijon të riaktivizohet për shkak të erës së fortë, në terren forcat operacionale

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor Pishë- Poro- Darëzezë, vijojnë të riaktivizohen herë pas here për shkak të erës së fortë e cila ka përhapur flakët në të gjitha drejtimet.

Gazetari Enea Verria raporton për se në terren për neutralizimin e tyre janë duke punuar të gjitha forcat operacionale, të cilat patën përforcime nga bashki të tjera pas thirrjes së ministrit të brendshëm Taulant Balla i cili zbriti në terren mesditën e sotme për të monitoruar nga afër situatën.

Janë 10 zjarrfikëse nga qarqe të tjera të cilat kanë mbërritur gjatë orëve të pasdites për t’iu bashkuar aksionit për shuarjen e vatrave të zjarrit së bashku me 50 efektivë zjarrfikës të repartit të Poshnjes, punonjës të ADZM, forcave mbështetëse të bashkisë dhe buldozerëve të cilët po punojnë për hapjen e korridoreve në masivin pyjor.

E ndërkohë që situata paraqitet kaotike, pritet ndërhyrje nga ajri, si zgjidhja e vetme dhe përfundimtare e fikjes së zjarrit 6- ditor i cili ka djegur një sipërfaqe prej më shumë se 500 ha.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook