Kapiteni i Kukësit i lumtur: Treguam karakter, na duhet pak fat në vijim

Kapiteni i Kukësit, Angelo Tafas u shfaq i lumtur për mediat pas suksesit 2-1 ndaj Erzenit.

“Ndihemi shumë të lumtur pasi Erzeni ka qenë kundërshtari më i fortë në 3 ndeshjet e fundit. Me këtë përmbysje treguam karakter. Jam shumë optimist, por duhet të vazhdojmë punën që të përmirësohemi më shumë. Pjesa e parë më la një shije të keqe. Kemi patur shumë gabime, por po punojmë për këtë”, u shpreh kapiteni i Kukësit.

-Kishte ndonjë fjalim nga ju në pushim të ndeshjes?

“Gjithmonë ka fjalim në pushim. Rezultati u dha në fushë dhe dua të përgëzoj çunat që dhanë maksimumin dhe morëm këtë rezultat pozitiv”, u përgjigj gardiani i verilindorëve.

-A mund të marrë Kukësi rezultat pozitiv me çdo kundërshtar?

“Duke parë këtë sezon, duke qenë dhe fati pakëz me ne, mendoj se mund të marrim rezultat pozitiv.

-Mendoni se Kukësi do të dalë në 4 më të mirat?

“Të gjithë ekipet kur fitojnë dalin pas ndeshje dhe thonë që janë për Final Four, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, – Tha ai.

(J.S/)

 

 

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×