Dortmund është një nga skuadrat që vlerëson në maksimum talentet. Verdhezinjtë kanë prodhuar gjithmonë futbollistë për të ardhmen, teksa nga akademia e gjermanëve kanë dalë shumë yje botërorë.
Së fundmi, klubi nga Signal Iduna Park ka rinovuar kontratën me talentin 19-vjeccar të sulmit, Jamie Bynoe-Gittens. Gittens do të qëndrojë te Dortmund, të paktën deri në vitin 2028.
“Jamie Bynoe-Gittens zgjat bashkëpunimin deri në vitin 2028 me Dortmund” – Shkruan mes të tjerash klubi. Sulmuesi me pasaportë angleze luajti 15 ndeshje me këtë ekip në edicionin që kaloi, duke shënuar 3 gola. Kujtojmë që Gittens ka dalë nga të rinjtë e Manchester Cityt.
(J.S/)