“Sulm ndaj fjalës së lirë!”, zëdhënësja e PD: Dënojmë dhunimin e gazetarit, inkurajojmë policinë të vërë sa më shpejt para drejtësisë autorët!

Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina ka reaguar sot për dhunimin e gazetarit Gjergj Zefi. Karabina e cilësoi goditjen e tij, një sulm ndaj fjalës së lirës.

Ajo theksoi se Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE
Sulm ndaj fjalës së lirë!
Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku gazetari z.Gjergj Zefi është goditur pas shpine, pasi po dilte nga zyrat e punës.

Për një vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian, goditja ndaj fjalës së lirë është e papranueshme dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Partia Demokratike dënon këtë sulm ndaj fjalës së lirë dhe nxit, inkurajon e mbështet Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për të vënë para drejtësisë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.

Ngjarje të tilla janë një tjetër tregues i përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri, veçanërisht gjatë viteve të fundit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×