Alarm te Juventus, sulmuesi dëmtohet përpara derbit

Alarm te Juventus, në prag të derbit të fundjavës me Torinos. Federico Chiesa është ndalur së fundmi, duke shqetësuar jo pak kampin e “Zonjës së Vjetër”. Sulmuesi është dëmtuar papritur gjatë stërvitjes së sotme, duke u larguar nga qëndra përgatitore më përpara nga çfarë nevojitet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Chiesa ka ndjerë shqetësime, sakaq testet do të qartësojnë më shumë situatën. Përveç Vlahovicit, i cili  rrezikon shumë për derbin (ai sot u stërvit veçmas), Allegrit ndoshta do t’i duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin anësor.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×