Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë dhe ndan me ndjekësit mesazh e veçantë për vajzat

I shoqëruar nga qenushi i tij teksa bënin ecjen e mëngjesit pranë Liqenit Artificial, Renis Gjoka iu bashkua programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan për një intervistë rreth të rejave më të fundit prej tij. Nga jeta personale, e reja më e fundit është ardhja në jetë e vajzës së tij.

Aldo: U bëre me dy goca. Aura dhe… vajza e vogël, si ia vutë emrin?

Renis Gjoka: Heidi.

Aldo: T’i kesh me jetë dhe me shëndet! Si do ta përshkruash veten si baba?

Renis Gjoka: Faleminderit! Të them të drejtën, i mirë jam. Mirë, shumë bukur.

Aldo: Pra, është e vërtetë ajo që thoni s’ndryshojmë?

Renis Gjoka: Jo, unë s’kam ndryshuar.

Aldo: Në fakt, bërja baba të ndryshon, sikur të rrumbullakos paksa?

Renis Gjoka: Jo, kemi filluar të dobësohemi madje, jemi në aktivitet.

Aldo: Cila është një prej këshillave të tua që do ti japësh gocave kur të rriten?

Renis Gjoka: Mendoj që një nga armët e forta që mund të ketë një njeri dhe të jetë i pastër me ndërgjegjen e vet është të thotë gjithmonë të vërtetën dhe atë që mendon, t’i shmangë gënjeshtrat, qoftë edhe të vogla, të jetë gjithmonë i drejtpërdrejtë sepse siç thotë gjithmonë ajo shprehja që thuaj gjithmonë të vërtetën, s’do kesh nevojë të mbash mend se çfarë ke thënë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×