Lazio gjen “shërim” në Champions, por mediat “ngelin” Hysajn, lojtari më pak i vlerësuar

Lazio gjen “shërim” në Champions, harron ecurinë negative në Serie A, duke ndezur edhe një herë ambientin me një fitore të madhe në transfertë përballë Celtic. Me Hysaj titullar dhe 90 minuta në fushë, ekipi i Sarrit diti të vuaj, besuan deri në fund duke marrë një fitore në minutën e 95-të, për më tepër një fitore me përmbysje pasi e gjeten veten në dizavantazh që në minutën e 12-të.

192704726 79820d60 60de 4ae6 94e1 1e98bbe1911b
192704726 79820d60 60de 4ae6 94e1 1e98bbe1911b

Reagimi ishte i shpejtë me Lazio-n që barazoi shifrat në minutën e 29-të teksa Vecino dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, në minutën e 81-të, Celtic gjeti golin e dytë, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në aksionin e fundit, Pedro me kokë shënoi golin e fitores për Lazio-n.

Hhh
Hhh

Pavarësisht se Lazio doli me tre pikë, kjo nuk ishte një ndeshje perfekte për Hysajn, me anësori kuqezi që vuajti jo pak në krah, lojtari më pak i vlerësuar në radhët e ekipit kryeqytetas. Në sfidën tjetër të Grupit E, Atletico Madrid mposhti Feynoord me rezultatin 3-2, një ndeshje e “çmendur”, me spanjollët që përmbysën dy herë rezultatin.

386501053 854804912676861 7754309137338668003 N
386501053 854804912676861 7754309137338668003 N

Alavo Morata ishte protagonisti kryesor i këtij suksesi me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Me këtë fitore, Atletico Madrid qëndron në krye me 4 pikë, po aq sa edhe Lazio.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×