Lokalit të saj në Tiranë iu vu tritol, zbardhet dëshmia e pronares, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur sot në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në orët e para të ditës së sotme ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në pjesën e jashtme të lokalit në pronësi të një gruaje.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për se në dëshminë që pronarja ka dhënë për policinë, ka deklaruar se nuk ka pasur dhe as ka konflikte, duke  shtuar se nuk dyshon tek dikush për këtë ngjarje.

Sakaq policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×