Banderola e tifozëve grek trondit Serbinë/ ”Tradhti dhe thikë pas shpine, s’e prisnim nga ju vëllezër”!

Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajaksit, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhëti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.

Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakosit, që shpalosën pikamje të ndyshme karshi Kosovës dhe Serbisë. “Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasur me banderolën e tyre, që ka troditur gjithë Srebinë.

“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi serbinë”. Ky është titulli vajtues  i“kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës. Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek./P.sport

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×