Samiti në Tiranë/ Pas tensioneve për çështjen “Beleri”, Rama takohet me ministrin e Jashtëm grek

Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme në Kryeministri, ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Gerapetritis ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Takim me Ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis”, shkruan Rama, teksa ka ndarë edhe një foto nga takimi.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×