Dy gola këtë sezon, sulmuesi i Juves: Jam i kënaqur në Torino

Arek Milik ishte një nga më të mirët te Juventusi në fitoren 2-0 në derbin ndaj Torinos. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi shprehet se ndihet mirë te “Zonja e Vjetër” dhe se skuadra do synojë maksimumin këtë sezon.

“Jam i kënaqur me atë që bëj, ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë dhe ta ndihmojmë skuadrën më shumë në të gjitha aspektet.

Sezoni është shumë i gjatë, ka shumë ndeshje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua” – Tha ai. Në shtatë paraqitje në kampionat, lojtari ka realizuar 2 gola. Këto janë shifrat e futbollistit, i cili ka luajtur vetëm 185 minuta këtë sezon. Me pak fjalë, një mesatare golash e kënaqshme, me Allegrin që për momentin ka preferuar të fokusohet te Chiesa-Vlahovic si dyshja startuese e sulmit të Juventusit.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×