Rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar, zbulohet dokumenti i firmosur nga Gazment Bardhi për Nikollën: Kemi revokuar vendimin e 15 janarit 2022

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi rikthen nënkryetarin e Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.

Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD.

Sipas dokumentit, grupi parlamentar, në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.

Whatsapp Image 2023 10 09 At 12.50.36 (1)
Whatsapp Image 2023 10 09 At 12.50.36 (1)

Vendimi për përjashtimin e Bylykbashit dhe emrave të tjerë nga PD erdhi pas protestës së 8 janarit me arsyetimin se nuk u distancuan nga ngjarjet e asaj dite.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×