
Kosova do të përballet me Andorrën pas pak ditësh në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024. Dardanët synojnë fitoren, duke shmangur kështu çdo surprizë të pakëndshme, të ngjashme me atë të ndeshjes së parë të përfunduar 1-1 ndaj kombëtares modeste. Para mediave, para takimit, ka dalë sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.
“Gjendja e ekipit është jashtëzakonisht e mirë. Shpresoj se të gjithë bashkëlojtarët të jenë në fizikun 100 përqind. Na pret një ndeshje e vështirë, por besoj që me kualitetin që kemi do të marrim rezultatin pozitiv dhe pse jo tre pikë.
Është ndjenjë e veçantë ta kesh barrën kryesore te kombëtarja, të cilën e kam ëndrruar me vite që të jem pjesë e saj. Jam shumë krenar që tashmë do të kem hapësirë që ta ndihmojë kombëtaren. Besoj që në këtë ndeshje të shënoj dhe ta ndihmoj ekipin. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Unë do ta lë shpirtin në fushë për këtë fanellë, sepse është nder dhe krenari ta kesh në trup”, – tha ai.
(J.S/)
and then