
Në shtëpinë e Tiranës vijon të bëjë shumë zhurmë çështja “Shehi”. I shkarkuar apo i pezulluar kjo është një çështje ligjore, fakt është që Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Në vendin e tij, presidenti Halili uli Jul Ahmataj, një zgjedhje “të përkohshme” e cilësoi numri një i klubit bardheblu, por situata më sa duket ka ndryshuar shpejt, menjëherë pas ndeshjes kundër Vllaznisë. Suksesi në klasiken e futbollit shqiptar, me sa duket ka bindur stafin e Tiranës për të shfuqizuar statusin “i përkohshëm”.

Ekipi shfaqi karakter, grinte, besoi deri në fund, duke marrë një fitore në minutën e 97-të. Jo vetëm kaq, për sa kohë Shehi është “i pezulluar”, pra nën kontratë me Tiranës, Halili është i detyruar ta paguajë, në kushte të tillë, një trajner tjetër do të ishte një “barrë” shumë e madhe financiare, të gjithë këto detaje kanë bërë që Ahmataj të marr një status tjetër, “i përhershëm”, ose më saktë trajner me kohë të plotë.

Edhe skema që aplikohet këtë sezon, ku titulli do të vendoset pas javës së 36-të, me skemën e “Final Four”, favorizon Ahmataj, Tiranës nuk i duhet shumë sforco për të siguruar një vend mes katër ekipeve të para. “Prova” e radhës për Ahamtaj, nëse mund të quhet e tillë, është derbi i kryeqytetit kundër Partizanit më 19 tetor në “Air Albania”.
()
and then