Çuçi konfirmon dakordësinë me opozitën: PS ka një qëndrim të qartë për Kosovën. E kemi dëshmuar me vepra mbështetjen e vijueshme

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, konfirmon arritjen e dakordësisë me opozitën për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate, Çuçi thekson se kur vjen puna për Kosovën, “PS ka një qëndrim të qartë pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështetjen pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast”.

“Përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses. Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë. Partia Socialiste tregon edhe njeherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës”, shprehet ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×