
Rikthimi i Xhoanës në vilën e “Love Island Albania” në Prime-n e djeshëm, pas një votimi surprizë nga publiku, i tronditi jo pak ishullorët, ku sigurisht më të habitur mbetën Ueda dhe Arlindi( ish-partner i Xhoanës), ndërkohë Amadea ka qenë ajo që është lumturuar më shumë.
Ishullorët e kanë komentuar këtë situatë në dhomën e ditarit menjëherë pas spektaklit të drejtuar nga Luana Vjollca dhe komentet e tyre kanë qenë të ndryshme,
Për shembull, Aleksandros dukej shumë e i lumtur me këtë rikthim dhe në dhomën e ditarit u shpreh thjesht: “Bombastike situata”.
Everaldo ka patur disa përplasje me Arlindin dhe rikthimin e Xhoanës e sheh si favor, teksa mendon që disa gjëra tani do vërtetohen ashtu sic duhet.
Xhesika e shikon këtë rikthim thjesht si një rrëmujë dhe asgjë më tepër, ndërsa Arlindi dhe Ueda, mesa duket më të shikuar se të tjerë, nuk kanë folur fare për këtë situatë.
and then