E shoqëroi gjatë vizitës në Shqipëri, Lorik Cana zbardh detaje nga takimi me presidentin Macron

Lorik Cana ka folur në “Më lër të flas” për takimin që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilin e shoqëroi gjatë vizitës së tij në vendin. Ish-kapiteni i Kombëtares zbuloi se Macron i ka thënë që ishte fans i tij, për shkak se është tifoz i Marsejës, skuadra franceze ku Cana ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

“Ma ka dërguar ftesë që të isha pjesë e delegacionit kulturor, si njeri që ka krijuar ura mes dy vendeve. E pranova direkt ftesën dhe të udhëtoja me të. Në 2 orë e 30 minuta me të, e takova vetëm për 30 minuta. Ai erdhi i fundit, takoi të gjithë njerëzit që ishin aty. Unë iu prezantova, ai më tha që të njoh shumë mirë dhe që ishte fans i imi. Pas një orë, një orë e ca, më ftoi tek pjesa e avionit ku qëndronte Macron. Ne kishim të drejtë që në pjesën e dytë të bënim foto etj, në pjesën e për nuk lejohej të merrej telefoni. Ai më kishte ruajtur vendin pranë tij, pastaj e ndihmova dhe për fjalimin e tij shqip. Ishte një komunikim interesant, dy tifozë të Marsejës. Ishte kurioz edhe për Shqipërinë, pastaj folëm dhe për Kosovën .

Unë i fola për marrëdhëniet me Serbinë, shumë gjëra, jo për ndeshjen, i thashë që jemi të drejtuar drejt Evropës dhe duam të gjejmë vendin tonë në Evropë.

Unë i dhashë dy dhurata, së pari fanellën e Kombëtares si simbol bashkimi dhe suksesi për ne shqiptarët. Dhe dhurata e dytë, ishte fanella e fundit që kam mbajtur si kapiten i Marsejës. Ishte tepër personale si dhuratë.”- tha Cana.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×