Dortmund sfidon Newcastle, trajneri i skuadrës gjermane: Mos harroni, ata mundën United dhe Arsenal

Dortmund pret në shtëpi Newcastle të martën, në ndeshjen e Champions League. Në konferencën për shtyp, trajneri i verdhezinjve Edin Terzic u përpoq që të largonte presionin nga skuadra, pasi situata nuk është më e mira e mundshme, pas disfatës së thellë me Bayern në kampionat.

“Situata mbetet e pandryshuar. Nesër do të jetë e vështirë të kemi Emre Canin në dispozicion, por do të shohim. Ramy Bensebaini u dëmtua së fundi. Le të shpresojmë që gjithçka do të zgjidhet deri nesër”.

“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyer në ndeshjen e parë, veçanërisht në pjesën e parë. Nesër do të na duhet një paraqitje po aq e mirë, por do të duhet të përmirësojmë efektivitetin tonë kur të kemi hapësirë në dispozicion. Ne e dimë se sa i fortë është Newcastle, mos harroni që ata mundën Manchester United dhe Arsenal” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×