Me plagë në kokë dhe trup, shqiptari në Greqi transportohet me urgjencë në spital, dyshohet se…

Një 40-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin “Papageorgiou” i plagosur me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik.

Sipas burimeve policore, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar. Viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar shëndetin e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×