Pa mbrojtësin por rikthehet sulmuesi, zhvillime për Inzaghin, situata te Interi

Në fundjavë, Interi i Simone Inzaghit u desh të përballej me dëmtimin e Benjamin Pavard, me mbrojtësin francez që duhet të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmi i mirë megjithatë, sipas Sky Sport, është rikthimi i Marko Arnautovic. Sulmuesi austriak është stërvitur me ekipin dhe sipas medias në fjalë, Arnautovic do të ftohet për ndeshjen e zikaltërve kundër Salzburgut, të mërkurën. Ish-sulmuesi i Bologna-s nuk luan që prej 24 shtatorit të kaluar, kur u dëmtua në ndeshjen kundër Empolit. Interi synon fitoren ndaj Salzburgut, për të marrë kështu 3 pikët e radhës në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×