“Tripleta” historike, Harry Kane tani synon “Këpucën e Artë”, e ndjek “demi” i Interit (VIDEO)

“Tripleta” në klasiken e futbollit gjerman, kundër B.Dortmund, kishte një shije të veçantë për Harry Kane. “Bomberi” anglez bëhet lojtari i parë në histori që arrin kuotën e 15 golave në 10 ndeshjet e para në Bundesligë. Harry Kane hedh në këtë mënyrë kandidaturën e tij për trofeun e “Këpucës së Artë”, të golashënuesit më të mirë në Evropë.

Jo vetëm 15 gola, Harry Kane ka dhuruar edhe 5 asiste këtë sezon, gjithashtu sulmuesi me më shumë asiste në 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë. Me 30 pikë, Harry Kane qëndron në krye të golashënuesve më të mirë.

Lautaro Martinez
Lautaro Martinez

Në këtë klasifikim special, Kane ndiqet nga Lautaro Martinez. Sulmuesi i Inter po kalon një moment fantastik teksa deri më tani ka realizuar 12 gola në Serie A dhe ka dhuruar një asist.

Erling Haaland
Erling Haaland

Me 11 gola dhe 2 asiste, në vendin e tretë renditet sulmuesi i Man.City, Erling Haaland.

Jude Bellingham Real Madrid 1
Jude Bellingham Real Madrid 1

Befasi në këtë klasifikim është Jude Bellingham, me mesfushorin anglez që në 12 ndeshje me Real Madrid ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dy asiste.

Mbappe
Mbappe

Në fund, nuk mund të mungonte në këtë listë as Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×