VIDEO/ Përplasi çiftin e të rinjve afër Kryeministrisë, momenti kur shoferi shtrihet në trotuar me duart në kokë

Në një tjetër video të siguruar nga Arena e Lajmit, shihet momenti i aksidentit dramatik pranë Kryeministrisë i regjistruar paraditen e së dielës. Në video shihet momenti kur shoferi i automjetit që përplas çiftin e të rinjve del nga makina dhe shtrihet në tokë vënë duart në kokë. Pas disa sekondash, ai ngrihet dhe ikën me shpejtësi nga vendi ku u shtri në tokë.

Nga përplasja e fortë si pasojë e shpejtësisë së madhe, vajza ka marrë plagë më të shumta dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa djali ka marrë plagë më të lehtë.

Siç shihet në video, ngrihet vetë pas përplasjes nga automjeti. Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç humbi kontrollin e automjetit pasi udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. 21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ, ndërsa ndaj tij ishin vendosur rreth 20 gjoba.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×