“BE nuk është dakord me marrëveshjen, u firmos fshehurazi tyre”, Shabani: Nga kampi ka rrezik për epidemi dhe terrorizëm!

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve ilegalë në dy kampe në territorin tonë.

Shabani u shpreh se marrëveshja u mor vesh nga televizori dhe nuk kishte transparencë lidhur me të nga ana e kryeministrit Rama.

Sipas tij ky pakt mes Shqipërisë dhe Italisë nuk ka aprovimin e Bashkimit Evropian dhe është firmosur fshehurazi tyre.

Sa i përket kampit të emigrantëve konkretisht, Shabani tha se nga aty lindin rreziqe si krijimi i celulave terroriste, por edhe përhapja e epidemive dhe sëmundjeve.

“Ne e morëm vesh nga televizori, Italia na ka deleguar një punë që nuk ka lidhje me ne. Është një detyrim i Italisë. BE nuk është dakord me këtë marrëveshje. Kjo është bërë fshehurazi BE-së, popullit shqiptar dhe fshehurazi institucioneve ligjore. Ky njeri ka shkuar dhe ka folur fshehurazi të gjithëve.
Ka rreziqe, pasi këta njerëz nuk janë nisur për në Shqipëri. Do merren dhe do burgosen këtu. Po të shohësh në vende të tjera, ka epidemi që bien aty. Kthehen në celula për trajnimin e terroristëve. Ke një qytet të tërë pa menaxhim të policisë. Ne nuk ia dimë gjuhën dhe ata nuk na e dinë.
Në Jordani, në kampin e refugjatëve ka rënë tuberkulozi, në Greqi ka pasur epidemi. Në kampe të tilla problemet shëndetësore janë problem. Shikoni rastin e muxhahedinëve, e mbani mend çfarë ndodhi me ata. Ata mund të bëjnë 1000 gjëra dhe nuk ke kontroll mbi ta. Në kampet e tyre ka trafik të njerëzve, ka përdhunime”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×