“Do derdh dhe pikën e fundit të gjakut për Atdheun!”/ FA zhvillojnë stërvitjen më të madhe në Ballkan me 220 operatorë specialë

“Cilido që do paqe le të përgatitet për luftë thotë një shprehje e njohur. Për herë të parë në Shqipëri po stërviten së bashku njësitë më elitare të forcave speciale nga gjithë rajoni i Ballkanit. Operatorë të Forcave Speciale me aftësi te spikatura luftarake, taktike dhe drejtuese treguan se çfarë janë të atë të bëjnë në të gjithë spektrin e gjerë te operacioneve speciale. Në kuadër të iniciativave të Shefave të Shtabit , për herë të parë Forcat e Armatosura Shqiptare planifikuan dhe organizuan në stërvitjen stërvitjen më të madhe me 220 forca speciale të quajtur “Strong Balkan 23” nga 8 vende të Ballkanit përfshi edhe Shqipërinë.
Për herë të parë në historinë e tyre 25 vjeçare, operatorët e forcave speciale shqiptare kryen infiltrim nga ajri me parashuta në 6000 metra lartësi duke u bërë kështu plotësisht operacionale e të ndërveprueshëm. Limiti për ta është vetëm qielli.

 

Whatsapp Image 2023 11 08 At 12.02.20 (1)
Whatsapp Image 2023 11 08 At 12.02.20 (1)

Në një intervistë për News 24, komandanti i Regjimentit të Forcave Speciale nënkolonel Ajet Jata tha se dy janë të veçantat e stërvitjes. “Dy gjera janë te rralla në stërvitjen “Strong Balkan 23”. Është stërvitja më e madhe që vendi ynë zhvillon, me forcat speciale të vendeve të tjera. Për herë të parë ne kemi operatorët tanë të cilët hidhen me parashutë me hedhje të lirë mbi 5000 feet. Aktualisht janë demonstruar shumë skenarë si nga ajri dhe toka hedhje me parashutë, etj. Zhvillimi i kësaj stërvitje ka një mund të jashtëzakonshëm. Ne kemi moto tonë të ROS, e ardhur nga latinishtja e përdorur edhe nga ilirët “Bota i përket të fortit dhe trimit”, detyrimisht duhet të jemi të përgatitur për çdo të papritur”,- u shpreh nënkolonel Ajet Jata, komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale për gazetaren e News 4 Aurora Golemi. Nënkolonel Jata tregon se armatimi modern dhe kapacitetet operacionalë të operatorëve specialë shqiptarë na bënë të krahasueshëm krahasueshëm me ushtritë më të fuqishme duke u dhënë djemve siguri në misionet që kryejnë

“Ne jemi krenar ja një motiv im të gjithë operatorëve specialë janë të mirëpajisur me armë personale dhe kolektive. Jemi plotësisht të krahasushem me ushtritë më të fuqishme dhe disa operatorë specialë të huaj nuk i kanë paisjet e modernizuara të armëve sic i kemi ne. Pajisjet e armeve sic janë dylbitë që shikon natën etj e bëjnë operatorin të jete i fokusuar dhe të veprojë i sigurt në misonet që ka” u shpreh nënkolonel Ajet Jata, komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale.

Ky kapiten nga forcat speciale greke ka mbetur i impresionuar nga bashkëpunimi me kolegët e forcave speciale shqiptare

“Jam efektiv i forcave speciale nga Greqia, stërvitja këtu është perfekte, organizimi është perfekt por mbi të gjitha mikpritja shqiptare është numër një, betohem në Zot, është numër një. Jam shumë i impresionuar me djemtë dhe kur na duhet dicka janë gjithmone të gatshëm të na ndihmojnë.100% është gjithçka perfekte”, u shpreh kapiteni i Forcave Speciale greke.

Efektivë nga njësitë më elitare nga rajoni i Ballkani Perëndimor, Forcat Speciale, rritën më shumë nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional dhe strategjik duke testuar aftësitë individuale dhe ne grup nga ajri dhe toka. Në Poligonin Kombëtar të Bizës skenarët që demonstruan përfshinin hedhje me parashutë dhe goditje objekti me snajper në distancë 1000 metra. Infiltrim në godine i trupave nga toka dhe ajri me litar nga helikopteri
Një nje prej skenareve ishte neutralizimi i terroristëve brenda godinës, goditje objekti, shpërthim me eksploziv, evakuim i të plagosurve nga fushëbeteja me helikopter. Në stërvitje morën pjesë helikoptere tip Chinooknga Turqia dhe mbi 40 mjete taktike. Serbia ishte e vetmja që mungoi në stërvitjen “Strong Balkan 23” pasi ishte tërhequr për motive të panjohura nga dy konferencat e fundnit planizuese ndërsa Kosova nuk është pjesë e iniciativës.

Operatorët speciale me berretat vishnje nuk mund të shfaqen kurrë me fytyrë të pamaskuar dhe porosia e vetme e komandantit Jata për gazetarët ishte të tregonin kujdes maksimal për djemtë që konsiderohen aset kombëtar. Por si rrallë ndonjëherë u krijua mundësia të bisedonim nga afër me ta jashtë kamerës. “Jam gati të derdh edhe pikën e fundit të gjakut për Shqipërinë tha për News 24 një operator special 25 vjeçar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×