“Edhe për nismat e tyre ndoqën të njëjtin skenar”, Bledi Çuçi flet pas seancës: Komisionet hetimore e drejtë e opozitës, por…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha pas seancës plenare, se komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese e opozitës, por sipas tij, mazhoranca kundërshton objektin.

Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita dhe ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim”, theksoi Çuçi.

Ai u pyet nëse projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë pa diskutime në Parlament. “ “Mazhoranca do të vazhdojë të miratojë ligjet. Debati parlamentar nuk janë vetëm seanca parlamentare”, shtoi ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×