Jude Bellingham po kalon një moment fantastik në karrierë, transferimi i tij në Madrid rezultoi një goditje e vërtetë pasi brenda pak kohësh po udhëheq një klub si Reali. Paraqitjet e tij të shkëlqyera u vlerësuan me një çmim të veçantë, “Golden Boy”, djaloshi i artë, lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Pas tre tentativave, Bellingham fiton më në fund këtë trofe, pasi ky ishte viti i fundit që mund ta bënte këtë, pasi i kalon mosha:
“Jam i lumtur për këtë çmim, një vlerësim i madh. Objektivat në të ardhmen? Të fitojë gjithçka, kjo është normale, pasi luaj për një ekip dhe një përfaqësuese shumë të fortë”, u shpreh Bellingham.
()