Dita e Rinisë, ambasada e SHBA në Tiranë: Qëndruam pranë të rinjve teksa ata kërkuan një vend “si gjithë Evropa” dhe sot jemi me krenari krah jush

Dita e Rinisë, ambasada e SHBA në Tiranë: Qëndruam

Sot, në ditën Kombëtare të Rinisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ata thonë se SHBA qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend  “si gjithë Evropa” dhe sot vazhdojnë me krenari të jenë krah nesh,  teksa Shqipëria  bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

“Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend “si e gjithë Europa” dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, thotë Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×