Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, trashësia arrin deri në 7 cm

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit,

Reshjet e dëborës që përfshinë juglindjen e vendit mbrëmjen e së enjtes kanë ndalur.

Me intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Në fshatin turistik të Dardhës dëbora shkoi deri në 7 cm.

Sipas autoriteteve, është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Në segmentin rrugor Korçë – Panarit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 4 cm, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve por drejtuesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe në disa zona pjesë të këtij aksi  rekomandohen zinxhirët.

Gjithashtu në rrugën Lekas – Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme.

Të gjitha akset nacionale dhe rrugët  dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×