Harta e re gjyqësore kosto për qytetarët e Korçës. Eksperti ligjor: Zvarrit në kohë proceset

Harta e re gjyqësore kosto për qytetarët e Korçës.

Me implementimin e hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit të Korçës u shkri në Gjykatat e Rretheve të tjera e dosjet u transferuan drejt Tiranës. Kur gjykata mbrapa meje ishte funksionale, një qytetari korçar i duheshin afro 500 ditë që çështja e tij të niste shqyrtimin ndërkohë që tanimë i duhen plot 2555 ditë, e thënë ndryshe, 7 vite. Kështu është shprehur nga Korça Gerti Shella, ekspert ligjor. Sipas tij, harta e re gjyqësore nuk ka sjellë lehtësim të shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit por përkundrazi, ka rritur kohën e mbylljes së një çështje

“Situata që paraqitet sa i takon drejtësi është përkeqësuar shumë nga 2016, kur nis me reformën. Në 2016 një çështje themeli zgjidhej për 147 ditë, para se të shkrihej e merrte për 533 ditë. Në 6 mujorin e parë kur qytetarët korçare marrin drejtësi ne një gjykatë të vetme në Tiranë kohëzgjatja e vlerësuar për shqyrtimin është 7 vite. Ka qenë më mirë para fillimit të reformës së re gjyqësore e ka qenë më mirë kur gjykata e Korçës ishte më keq dhe erdhi në shkrirjen e saj”, thotë Shella.

Nga ana tjetër eksperti ligjor ka bërë me dije se vonesat në shqyrtimin e çështjeve në gjykatën e apelit sjellin vonesa në disa hallka të sistemit, si zyrat noteriale dhe kadastrale.

“Vëmë re me keqardhje që sistemi agregate si shërbimi noterial, shërbim i rëndësishëm që e bën efektiv vendimin gjyqësor po shkakton vonesa tej të arsyeshmes duke krijuar pamundësi palëve për të bërë të mundur çelje të trashëgimisë, me kadastrën etj. Situata e vonesave po kthehet sistemike e ne duhet të bëjmë çmos që ky tumor po përhapet, thjesht pengon aksesin në shërbimet e drejtësisë, të mund të përmbahet e kufizohet pa humbur kohë”, shprehet ai.

Me mbylljen e gjykatës së apelit në Korçë kanë shkuar drejt asaj të Tiranës me shume se 3200 dosje të pa shqyrtuara.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×