Dua Lipa i tregon gazetarit cila është e shara e saj e ‘preferuar’ në gjuhën shqipe (VIDEO)

Dua Lipa i tregon gazetarit cila është e shara e saj e

Këngëtarja Dua Lipa ishte ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin “Late Night”. Gjatë emisionit ajo zbuloi edhe të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

Dua foli edhe për hitin e saj më të ri “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme. Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në “Grammy Awards 2024”. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andrew Wyatt.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×