“Jam ende i tronditur”, Calhanoglu komenton incidentin në Turqi: Ishte grusht ndaj njerëzimit

Futbolli turk u shokua mbrëmë nga një incident. Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca goditi me grusht arbitrin Halil Umut, menjëherë pas ndeshjes me Rizerspor. Shkak u bë një penallti e akorduar në fund, çka bëri që ndeshja të mbaronte 1-1.

Në Turqi ka patur shumë reagime, ka folur edhe Erdogan, por jo vetëm. Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Jam ende i tronditur nga ajo që pashë. Dënoj sulmin ndaj Halil Umut. Ngjarje të tilla shfaqen si goditje jo vetëm për një gjyqtar, por edhe për themelet e njerëzimit”, ka shkruar mesfushori turk.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×