Më pranë internetit/ INSTAT: 83 përqind e shqiptarëve përdorin, kryesisht në telefon

Më pranë internetit/ INSTAT: 83 përqind e shqiptarëve

Mund të jesh në kafe me miqtë, por ndërveprimin e ke me telefonin. Je duke ecur në rrugë, sërish mendjen tek telefoni. Me  situata të tilla përballesh shpesh në kryeqytet. Rreth 83% e moshës nga  16 në 74 vjeç në Shqipëri sipas anketë së fundit të Institutit të Statistikave përdorin internetin.  Më shumë se  96% e tyre disa herë gjatë ditës.

Kryesojnë thirrjet  përmes Skype, Viber dhe Whatsapp. Pavarësisht se nuk e njeh mirë teknologjinë kjo zonjë  tregon se i përdor për të komunikuar me fëmijët jashtë vendit. Ashtu si shumë moshatarë të saj. Të moshuarit  nga  65 në 74 vjeç të cilët  kanë deklaruar  se nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin  janë zvogëluar me 4.6% duke shkuar në  nivelin e 32.3. Ndërsa tek të  rinjtë e moshës 16 -24  përdorimi është 99%.

Kontaktet elektronike përmes internetit me autoritetet publike, marrja e shërbimeve apo  qasja ndaj dokumente zyrtare  online  sipas Institutit të Statistikave këtë vit ka shënuar rritje. Ndjeshëm është rritur dhe aksesi në të  dhënat shëndetësore, transaksionet bankare dhe mesazhet e shkruara. Ndërkohë  12 muajt e fundit rreth 38. 5% e moshës nga 16 deri në 74 vjeç në vendin tonë kanë blerë produkte online. Rreth 3.8% më shumë se  vitin e shkuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×