SPAK i dorëzon dosjen Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar ekstradimin e Gëzim Çelës

SPAK i dorëzon dosjen Ministrisë së Drejtësisë për

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i përcolli Ministrisë së Drejtësisë kërkesën në lidhje me ekstradimin e Gëzim Çelës, i arrestua pasditen e së premtes në Kosovë. Pritet që Ministria e Drejtësisë të përpunojë dosjen dhe ta përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë.

Më pas Gjykata e Kosovës pritet që të japë vendimin për ekstradimin. Procedurat janë të njëjta si me çdo shtet tjetër, por lehtësohen për shkak të gjuhës dhe nuk nevojitet përkthim.

Gëzim Çela prej 2006-ës ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes. Çela kishte edhe mbështetjen e shefit të Komisariatit i cili i arrestuar para pak kohësh gjithashtu me urdhër të SPAK përmes operacionit “Flakë në Det”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×